25-04-2024

Tragjedi tjetër në Kroaci, vdesin 8 të rinj nga shpërthimi i gazit

Pas tërmeteve të fundit që ndodhën ditët e fundit, Kroacia tani po përballet edhe me një tragjedi tjetër, pasi një shpërthim i gazit ka ndodhur sot në mëngjes në Posusje.

Nga ky shpërthim raportohet se kanë mbetur të vdekur së paku 8 persona, ndërsa viktimat kryesisht janë të rinj.

Sipas mediave kroate, të rinjtë ishin mbledhur për të pritur Vitin e Ri ku dyshohet se një gjenerator ka patur kontakt me një bombolë gazi duke shpërthyer fuqishëm.

Asnjë koment

Comments are closed.