Ndërkohë, i plagosur rëndë kishte mbetur vëllai i tij Haki Lumi. Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar edhe familjarë të vëllezërve Lumi.
Ndërkohë, fqinjët e të ndjerëve në qytetin e Abensberg kanë thënë se viktimat kanë jetuar më parë së bashku në shtëpinë e të dyshuarve, dhe se kishin punuar bashkë me ta.
“Viktimat kanë jetuar në shtëpinë e të dyshuarve. Ishin punësuar prej tyre. Disa kohë më parë ata ishin shpërngulur, dhe kishin themeluar kompaninë e tyre. Më pas ata iu bënë konkurrentë”, ka thënë një fqinjë për BILD, transmeton Gazeta Express.
Lidhur me rastin është arrestuar edhe Petrit R., i cili më pas është liruar nga Policia gjermane.
Sipas informacioneve të Gazetës Express viktimat dhe i dyshuari për vrasjen kanë lidhje familjare mes vete. /GazetaExpress/