29-11-2022

TRAGJIKE: Shpërthejnë trazirat në një ndeshje futbolli, 127 të vdekur dhe afër 200 të lënduar

127 tifozë kanë vdekur dhe mbi 180 të tjerë janë lënduar pas një trazire të krijuar në kampionatin e futbollit në Indonezi.

Pas përfundimit të ndeshjes mes Arema FC dhe Persebaya Surabaya të shtunën në mbrëmje, shpërthyen trazirat mes tifozëve dhe policisë, transmeton IndeksOnline.

Raportohet se deri më tani kanë vdekur së paku 127 tifozë futbolli pas trazirave në Indonezi.

Media të shumta lokale kanë raportuar shifrën e cila është rritur gjatë gjithë mbrëmjes, të tifozëve që vdiqën në fushën e stadiumin Kanjuruhan në Malang pas një pushtimi në fushë në fund të ndeshjes. Shumë të tjerë u dërguan me urgjencë në Spitalin lokal Kanjuruhan dhe Spitalin Wava Husada.

Të gjitha ndeshjet e mbetura të BRI Liga 1 të planifikuara për këtë javë janë pezulluar pas incidentit, ndërsa FA e Indonezisë ka konfirmuar se Arema nuk do të presë më ndeshje për pjesën tjetër të sezonit.

Persebaya Surabaya fitoi ndeshjen – një derbi East Jarva – 3-2, gjë që bëri që mijëra tifozë të Arema FC të hynin në fushën e lojës nga tribuna. Kjo bëri që shumë policë lokalë dhe anëtarë të Forcave të Armatosura Kombëtare të Indonezisë të lëviznin për të zbatuar sigurinë, me lojtarët e Persebaya të shoqëruar nga fusha e lojës dhe në siguri.

Mediat lokale raportojnë se më pas shpërthyen përleshjet midis forcave të sigurisë dhe tifozëve në fushë, me objekte që u hodhën përpara oficerëve të sigurisë dhe më pas filluan të përdorin gaz lotsjellës. Është raportuar nga Suryamalang se kjo është përdorur si për tifozët në fushë dhe ata në tribuna.

 

Asnjë koment

Comments are closed.