19-04-2024

Trajneri Batatina “këshillon” Lirinë: I duhet një trajner vendor, gjynah nëse nuk inkuadrohet në Superligë

Trajneri Tahir Batatina ka ndarë kohë nga prononcimi i tij në fund të ndeshjes në “Përparim Thaçi”, që Llapi fitoi 3-2 duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Batatina publikisht dha mendimin e tij për Lirinë pasi e mposhti 3-2 si mysafir.  Ai edhe pse nga petku i trajnerit të Llapit, pati disa “këshilla” për prizrenasit nëse dëshirojnë të rikthehen në Superligë, përcjell Futbollikosovar.net.

“Liria me këtë emër kaq të madh duhet ta ketë një trajner vendor për t’u inkuadruar në Superligë, që e njeh ligën më mirë dhe që taktikisht luan më mirë. Nëse nuk inkuadrohet në Superligë do të ishte një dështim total duke pasur parasysh. Do të ishte gjynah çfarë super skuadre ka. Liria dhe Prizreni kanë legjenda të futbollit. Lirisë i duhet një Shëngyl apo një emër të tillë. Kjo skuadër e meriton Superligën”, tha Batatina. /GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.