21-11-2024

Trajneri i Kosovës e rra:h 8-vjeçaren që humbi ndaj rivales serbe në teakwondo ( Video )

Skena të turpshme janë parë në Kampionatin Evropian të Taekwondos për djem dhe vajza nga njëri prej trajnerëve të Kosovës, që po mbahet në Tiranë.

Një nga trajnerët e Kombëtares së Kosovës ka trajtuar dhunshëm një vajzë tetëvjeçare, e cila ka pësuar humbje.

Taekwondosja serbe Nina Savic fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian për moshat 6 deri në 8 vjeç ku në finale mposhti Valina Fetiun nga Kosova.

Pas humbjes së vajzës nga Kosova, trajneri i Kosovës e ka sulmuar fizikisht.

Fillimisht ai e tërhoqi fort nga helmeta në kokë dhe më pas e goditi me shuplakë. Vajza ra në dysheme dhe filloi të qajë, shkruan klix.ba

Më pas, një nga gjyqtarët e ndeshjes erdhi menjëherë dhe e përqafoi vajzën.

Sipas mediave nga rajoni, trajneri është dënuar menjëherë me gjashtë muaj./PR

 

Asnjë koment

Comments are closed.