Trajneri i prizrenasve, Begolli: Penalltitë fat, kishim ngarkesë emocionale
Trajneri i Lirisë, Granit Begolli, ka thënë pas ndeshjes së humbur në barazh nga Vushtrria, se skuadra ishte më e ngarkuar sesa që do të duhej për këtë ndeshje.
Vushtrria e fitoi ndeshjen pas ekzekutimit të penalltive dhe u kualifikua tutje në finalen e play-offit për inkuadrim në Superligë.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1-1, ku të dy skuadrat shënuan nga penalltitë.
“Nuk është ndjenjë e mirë. Kemi punuar shumë që ta bëjmë një sezon të madhe për ta kthyer Lirinë ku e ka vendin, në Superligë. Kemi lënë në gjysmë një punë”.
“Penalltitë janë fat, ndërsa Vushtrrinë e uroj për fitore”.
“Besoj që nga ngarkesat e ndeshjeve vijnë edhe problemet fizike. Lojtarët më të mirë fizikisht sot kanë shfaqur probleme. Por më shumë kemi qenë të penalizuar nga ngarkesa emocionale sesa ajo fizike”, ka thënë Begolli.