04-05-2024

Zbulohen detajet nga transferi i Ronaldos te Al Nassr: Kontrata më e madhe në histori të futbollit

Para pak minutash, Cristiano Ronaldo nënshkroi zyrtarisht për klubin arab Al-Nassr.

Është klubi arab të cilin e zyrtarizoi këtë lëvizje në këto orët e vona të mbrëmjes.

Portugezi ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare e gjysmë, që do të jetë valide deri në verën e vitit 2025.

Gazetari italian, Fabrizio Romano ka dhënë disa informacione shtesë rreth kësaj lëvizje.

Sipas Romanos, paga totale do të jetë afër 200 milionë euro në vit, e cila është më e madhja ndonjëherë në futboll.

Asnjë koment

Comments are closed.