19-04-2024

Tre aktivistë të Vetëvendosjes konkurruan për kryetar të Prizrenit

Të paktën tre aktivistë të Vetëvendosjes! e kanë zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të komunës së Prizrenit, në zgjedhjet e brendshme të këtij  subjekti.

Pos kryetarit aktual Mytaher Haskuka, gatishmërinë për t;i hurë garës në zgjedhjet lokale të vjeshtës e kanë shprehur edhe deputetja Drita Millaku dhe Dr. Irfan Daullxhiu, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Këtë e konfirmuan burime të besueshme të portalit, të cilat preferuan të mbeten anonim.

Mund të jetë një imazh i teksti

Ndërkohë, që Haskuka ende nuk e kishte konfirmuar ri-kandidimin, Millaku tre muaj më parë e ka shpallur kandidaturën e saj.

Ndër pretendentët serioz për të parin e Prizrenit nga VV lakohet edhe emri i kardiologut Dr. Ifran Daullxhiu, shkruan “Gazeta e Prizrenit”, derisa ndër emrat serioz, që sipas informacioneve po analizon kreu i partisë Albin Kurti, është edhe ai i deputetit Dr. Haxhi Avdyli nga lista “Guxo”.

Për dallim nga PDK, LDK e Nisma, që tashmë kanë përcaktuar kandidatët për kryetar komune në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka bërë këtë.

Jo vetëm nga opozita, por edhe nga shoqëria civile, qeverisja e Haskukës është karakterizuar me kritika të shpeshta për dështime në arsim,  higjienën e qytetit, në infrastrukturë, etj.

Duket se pakënaqësitë e shkaktuara në degën e Vetëvendosjes në Prizren, por edhe në disa qendra, ndikuan që VV që të shpallë zgjedhjet e brendshme për pretendentë për kryetarë komunash.

Këtë vendim të Vetëvendosjes, disa e kanë interpretuar si mungesë të mbështetjes për kandidatin aktual Haskuka.

Ndërkaq, ditë më parë kuvendarja e VV-së në Kuvendin e Prizrenit, Mimoza Bushrani përmes një postimi në “facebook”, la të kuptohet se Haskuka do të jetë kandidati që do t’i hyjë garës zgjedhore për të rimarrë mandatin e dytë. “Me Mytën + 4”, shkroi ajo.

Zëra të fuqishëm brenda degës, me kusht anonimiteti ndërkaq shprehen se megjithatë Millaku do të jetë kandidati i VV-së, pasi ka përkrahjen e degës.

Sipas njoftimit, dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm për konkurrim, ishte deri me 3 korrik. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.