20-05-2024

Tre këmbësorë shkelen në Prizren

Në Prizren kanë ndodhur tri raste ku në rrugë të ndryshme janë goditur tre këmbësorë nga shofer të pakujdesshëm.

Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, kurse i dyti në rrugën “Ekrem Rexha”, ku pësuan dy këmbësorë.

Komunikata e policisë

Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 03.01.2020 – 09:30. I dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 03.01.2020. – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti me veturë nga pa kujdesia ka goditur dy këmbësor meshkuj K-Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku njëri ka pësuar lëndime të rënda dhe është ndaluar për tretman, ndërsa tjetri pas tretmani është liruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.