Tre kosovarë rrëmbjen tri çmimet e para për matematikë në Olimpiadën Ndërkombëtare

Ka përfunduar me sukese për ekipin e Kosovës Olimpiada e 28-të Matematike Ndërkombëtare për Studentë Universitarë – IMC 2021.

Ekipi i Kosovës fitoi një Çmim të Parë (Medalje të Artë), një Çmim të Dytë (Medalje të Argjendtë) dhe një Çmim të Tretë (Medalje të Bronztë).

Studenti i Departamentit të Matematikës në Universitetin e Prishtinës Arben Ajredini ka fituar Çmim të Parë (Medalje të Artë). Studenti i Departamentit të Matematikës në Universitetin e Prishtinës Duart Nishefci ka fituar Çmim të Dytë (Medalje të Agjendtë), ndërsa studenti tjetër i Departamentit të Matematikës Andi Sejdiu ka fituar Çmim të Tretë (Medalje të Bronztë).

Mund të jetë një imazh i teksti

IMC është ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës për studentë universitarë, në të cilën marrin pjesë studentë nga universitete prestigjioze nga të gjitha anët e botës.

“Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës në këtë olimpiadë prestigjioze!

Lexo edhe:

Në Prizren rikthehet “gjallërimi” i jetës së natës (foto)

 

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës falënderon udhëheqësit e ekipit të Kosovës: Armend Shabanin dhe Valmir Krasniqin për kontributin profesional të dhënë për ekipin e Kosovës në IMC 2021!”, thekson komunikata e kësaj shoqate.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti