19-05-2024

Tre persona arrestohen në Prizren për tentim vrasje

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datën 7 mars në Prizren, janë arrestuar tre persona që dyshohet se kanë kryer një tentim vrasjeje.

Policia ka njoftuar se me datën 7 mars në Prizren, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohen dhe të arrestohen tre persona të dyshuar (D. H.), (J. A.) dhe (J. B.), të cilët dyshohet se në Prizren kanë kryer veprën penale ‘vrasje e mbetur në tentativë’, e cila ka ndodhur në Prizren në një kafene.

“Personat e dyshuar tashmë të arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në një rast të vrasjes në tentativë të ndodhur me 06.03.2019, ku njësitë patrulluese i janë përgjigjur rastit, me ç’rast një viktimë ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren”, ka njoftuar policia, transmeton Gazeta Express.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave  të dyshuar, të cilët  kanë pranuar veprën e kryer.

Me vendim të prokurorit të dyshuarve iu shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.