20-04-2024

Tre shefat kryesorë të prokurimit, rreth 1 milion euro pasuri

Tre drejtuesit e Gjykatës së Tenderëve (Organit Shqyrtues të Prokurimit), Blerim Dina (ish-kryetar i Bordit), Goran Milenkoviq (anëtar) dhe Nuhi Paçarizi (anëtar) kanë deklaruar pasuri në vlerë prej rreth 1 milion euro, raporton Front Online.

Dina ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej 310 mijë euro, përderisa paga vjetore e tij është 14 mijë euro, Milenkoviq ka deklaruar 227 mijë euro patundshmëri, 27 mijë euro në bankë dhe pagë mujore prej 1166 euro, ndërsa Paçarizi ka deklaruar 370 mijë euro patundshmëri, 8800 euro në bankë dhe 1084 euro pagë mujore.

Përndryshe, Dinës, Milenkoviqit dhe Paçarizit muaj më parë i ka skaduar mandati në Bordin e OSHP-së./Front Online/

Asnjë koment

Comments are closed.