18-04-2024

Tre shtetas të huaj arrestohen për “narkotikë” në Prizren

Tre shtetas të huaj janë arrestuar në Prizren, për shkak të dyshimit për narkotikë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, ata posedonin cigare të dyshuara se përmbanin marihuanë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë, pak para orës 23:00.

Raporti i plotë i PK-së:

Janë arrestuar tre të  dyshuar meshkuj shtetas të huaj pasi që gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: dy kuti pako cigare me 15 cigare, të dyshuara si substancë narkotike të llojit marihuane me peshë 18. 32 gram, një qese e najlonit me substancë të dyshuar narkotike të llojit maruhane me peshë 0.62 gram, një pako rizela dhe  3 cigare të dyshuara si substancë narkotike të llojit maruhane me peshë 3.96 gram.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.