27-07-2024

Tre të arrestuar brenda një dite në Prizren

Tre të arrestuar brenda një dite në Prizren

Policia ka njoftuar për tre të arrestuar. Kjo bëhet e ditur përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Në rrugën “Sefedin Laqi” në Prizren është raportuar një rast i dhunës në familje, për çka është arrestuar një person.

Sipas policisë, i dyshuari nën ndikim të alkoolit, kishte sulmuar fizikisht viktimat meshkuj.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Prizren, po ashtu kanë ndodhur edhe dy arrestime gjatë orëve të mbrëmjes, për shkak të mos respektimit të masave mbrojtëse ndaj pandemisë Covid-19.

Referuar Policisë së Kosovës, arrestimet kanë ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën “Jul Variboba”.

Pas intervistimit, të njëjtit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.