19-04-2024

Tre të arrestuar në Prizren për mosrespekim të orës policore dhe dhunë familjare

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dje ka pasur disa arrestime.

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Lulzim Rexhepi” në Prizren, për shkak të shkeljes së masave mbrojtëse ndaj Covid-19.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Një arrestim ka ndodhur për shkak të dyshimit për dhunë në familje.

I dyshuari është arrestuar pasi thuhet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, për çka pas intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.