27-07-2024

Tre të arrestuar në rajonin e Prizrenit dërgohen në burg

Tre persona të kërkuar nga organet e drejtësisë janë arrestuar në rajonin e Prizrenit, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Në fshatin e Krushicë e Ulët, në bazë të urdhëresë së lëshuar nga Gjykata  është arrestuar një  mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në rr. “Ibrahim Lutfiu” në Prizren ku një i kërkuar është dërguar në vuajtje të  dënimit në burgun e  Dubravës.

Në rastin e tretë po ashtu në Prizren personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të  dënimit në burgun e Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.