Tre të lënduar në aksidentin në magjistralen afër Rogovës
Në aksidentin e sotëm në fshatin Rugovë, dyshohet se janë goditur disa këmbësorë që ishin duke e pritur autobusin në rrugë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bëre të ditur për IndeksOnline se në aksident janë përfshirë dy këmbësorë dhe një automjet, ku si pasojë kanë mbetur 3 persona të lënduar.
“Rreth orës 12:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Rugovë (rruga Gjakovë-Prizren), ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe dy këmbësorë. Deri më tani 3 persona (dy këmbësorët dhe njëri nga shoferët e automjeteve) janë dërguar në Spitalin Rajonal-Gjakovë për trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë”, ka thënë Elezi.
Po ashtu, Zëdhënësi i Policisë theksojë se nga informatat e para gjendja e kembësorëvë është më rendë dhe janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjakovës./IndeksOnline/
Lexues të IndeksOnline kanë siguruar pamje nga aksidenti në rrugën Gjakovë-Prizren.