Tre të shëruar nga koronavirusi në Malishevë sot
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, tre persona të prekur me COVID-19, janë shëruara plotësisht, ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja. Kjo është bërë e ditur në komunikimin zyrtar që mbanë Komuna e Malishevës me IKSHPK. Numri i rasteve aktive në Malishevë, është 46 raste.
Rastet e regjistruara sot me COVID-19, janë nga një rast sipas këtyre vendbanimeve, Malishevë, Bubavec dhe Llapçevë.
Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, nga data 14 mars 2020, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, është kjo: Nga 178 raste të regjistruara me COVID-19, 119 janë shëruar, 46 janë raste aktive, kurse 13 persona kanë vdekur.