19-05-2024

Tre të therur me thikë në Prizren

Tre persona të dyshuar meshkuj (K-shqiptarë) janë arrestuar për shkak të lëndimit të tre personave të tjerë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, kur pas një mosmarrëveshje të çastit.

“Të dyshuarit kanë sulmuar me mjet të prehtë (thikë) tre viktimat meshkuj K-Shqiptarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin e policisë.

Në raport nuk jepen hollësi për motivit e konfliktit dhe  vendin konkret të ndodhjes.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.