24-11-2024

Tre të vdekur e 661 raste pozitive me COVID-19 për 13 ditë

Tre persona kanë vdekur dhe 661 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVD-19 në dy javët e fundit.

Sipas IKShPK-së, nga 661 raste të raportuara në dy javën e fundit, rezulton se grupmosha më e prekur janë ata prej 50 deri në 59 vjeç me 119 raste dhe grupmosha 20-29 vjeç me 116 raste.

“Vaksinimi vazhdon të jetë masa mbrojtëse me efikase kundër COVID-19 dhe gripit, veçanërisht ndaj formave të rënda të sëmundjes. Mbrojtja përmes vaksinës e individëve në rrezik të lartë të rezultateve të rënda (si p.sh. të moshuarit) mbetet i rëndësishëm”.

“Rekomandohet ngritje e vigjilencës nga ana e punëtorëve shëndetësorë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të infeksioneve”.

“Të respektohen masat mbrojtëse (pastrimi i duarve, mbajtja e maskave…), si dhe reduktimi i vizitave të familjarëve në institucionet shëndetësore që merren me trajtimin e rasteve me COVID-19”, thuhet në reagimin e IKShPK-së, transmeton Klankosova.

IKShPK-ja rekomandoi po ashtu që rastet që rezultojnë me COVID-19 të izolohen për pesë ditë, kurse kthimi në aktivitetet të punës të bëhet sipas rekomandimit të mjekut.

“Mos të qëndrohet në ambiente të mbyllura dhe ku ka grumbullime, ku mundësia e infektimit është më e madhe”.

“Të vaksinohet dhe ri-vaksinohet popullata, me theks të veçantë për grupet e rrezikut (personat me sëmundje kronike jo-ngjitëse, personat mbi 65 vjeç”, tha tutje IKShPK, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, rekomandim tjetër i IKShPK-së është që personat me shenja të COVID-19 të testohen, ndërsa rastet ambulantore dhe të hospitalizuara në ShSKUK të analizohen nga ana e mjekëve, ndërsa trajtimi të bëhet sipas udhërrëfyesit klinik për menaxhimin dhe trajtimin e rasteve të COVID-19.

Asnjë koment

Comments are closed.