24-11-2024

Trefish më shumë vajza, se sa djem të lindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes).

Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 17.

4 meshkuj
13 femra
9 lindje me operacion.

Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është shtimi i numrit të lindjeve, për dallim nga ditët paraprake, kur numri i tyre ishte më i ulte, e madje të dielën janë regjistruar vetëm dy lindje.  Një karakteristikë tjetër është edhe numri më i madh apo trefish i foshnjave të gjinisë femërore në raport me djemtë.

Po ashtu bie në sy edhe numri i madh i lindjeve të kryera me prerje cezariane, pasi siç po shihet gjysma e tyre janë kryer në këtë formë, që kohët e fundit po preferohet gjithnjë e më shumë./ GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.