22-11-2024

Treni në Prizren (Foto nga viti 1977)

Kjo foto na sjell nostalgjinë e dikurshme, kur gjatë ditës qarkullonin disa trena, me destinacion të fundit Prizrenin.

Pasluftës më nuk u panë trenat. Stacioni hekurudhor në Prizren nga gjallëria e bujshme,  aktualisht është i boshatisur, duke ruajtur kujtimet e shumta, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Para viteve 1990 transporti hekurudhor ishte mjeti kryesor i transportit, ndërsa në Prizren kishte frekuentim të madh njerëzish.

Si karakteristikë e asaj kohe pat lindur edhe hiti i njohur muzikor  ”N’tren për Prizeren”, që dëgjohet edhe në ditët e sotme, ndonëse gjeneratat e reja nuk arritën ta përjetojnë, “dridhjen” e rrugës dhe sirenat zhurmuese të tij.

Ndër marrëveshjet me Shqipërinë parashihet që Prizreni të lidhet edhe me hekurudhë, natyrisht përmes trenave modern, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Lexo edhe :

Stacioni i trenit në Prizren, dikur plot gjallëri tashmë i boshatisur

Komuna e Prizrenit në Planin Urbanistik nuk ka paraparë ekzistimin e hekurudhës në pjesën ekzistuese, ndërsa parashihet ndërtimi i një stacioni të ri hekurudhor tek fshati Landovicë.

Në këtë kontekst propozojmë që në ish- stacionin hekurudhor të ekspozohet një lokomotivë apo vagon si përkujtim i asaj kohe. /GazetaePrizrenit.net

Fotografia nga Bashkim Gashi

Asnjë koment

Comments are closed.