27-07-2024

Tri ditët e fundit, asnjë rast i thumbuar nga rriqrat në Komunën e Malishevës

Në tri ditët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i thumbimit nga rriqrat në territorin e Komunës së Malishevës. Kështu është deklaruar gjatë raportimit në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga kryetari i Komunës, Ragip Begaj.

Në këtë mbledhje, drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për aktivitetet tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim.
Në njoftimin  e komunës, thuhet se drejtori komunal për shëndetësi, Liridon Hoti, ka njoftuar se gjatë këtij viti nuk është regjistruar asnjë rast me infeksion nga ethet hemorragjike, kurse në tri ditët e fundit, nuk është regjistruar asnjë rast i thumbit nga rriqrat, qo do të thotë se është zvogëluar rreziku, por pavarësisht kësaj, gatishmëria e shërbimeve në raport me EHKK, do të jetë sikur ditët e para dhe kujdesi do jetë i vazhdueshëm.

Sipas drejtuesve të arsimit janë duke u bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, e në këtë kontekst është në përfundim e sipër renovimi i objekteve shkollore dhe deri në shtator, pritet që të gjitha shkollat të jenë të gatshme, përfshi edhe dy objektet të reja shkollore, që priten të hapen për herë të parë.

Sa i përket mjedisit, sipas inspektoratit komunal, janë shqiptuar disa gjoba mandatore për ndotje të mjedisit, por duhet të rritet angazhimi nga ana e organeve përgjegjëse për mbrojtje dhe pastrim të ambientit, sidomos në këtë pjesë të vitit, në veçanti në qytet./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.