23-11-2024

Tri këmbësore shkelen nga vozitësit në rrugët e Prizrenit

Sipas policisë, për shkak të lëndimeve të marra viktimat femra kanë kërkuar ndihmën e mjekut, raporton Gazeta e Prizrenit.

Komunikata e Policisë:

“Rr. “Ekrem Rexha”, Prizren 12.11.2019 – 15:31. Vozitësi i panjohur me veturë të panjohur ka goditur këmbësoren viktimën femër K-Shqiptare dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.

Në rrugën “Ismail Kryeziu”, në Prizren. 12.11.2019 – 17:00. Vozitësi mashkull K-Boshnjak me veturë nga pakujdesia ka goditur dy këmbësoret femra K-Shqiptare njëra e moshës së mitur. Viktimat pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit, janë liruar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.