26-11-2024

Tri pije për mëngjes që ndihmojnë në humbjen e peshës

Ushqimet plot me proteina janë të mrekullueshme nëse dëshironi të humbisni në peshë dhe të mirëmbani masën muskulore në të njëjtën kohë. Ato rrisin energjinë dhe sigurojnë energjinë e mjaftueshme për aktivitetet ditore.

news image

Më poshtë po ju japim recetat për tre smoothie që mund të përgatisni në mëngjes pa shumë përpjekje dhe do të humbisni shpejt në peshë.

Përbërësit

1 banane
1 portokall
2 lugë gjelle bajame, të shtypura
2 lugë gjelle fara liri, të thërrmuara
2 fiq të freskët ose të thatë
1/3 filxhan çaji ujë

Përgatitja

Shtrydhim lëngun e limonit dhe e përziejmë së bashku me pjesën tjetër të përbërësve derisa të bëhet një masë e butë dhe kremoze. E pimë gjithmonë të freskët.
Nëse po përdorni fiq të thatë, zhytini në ujë për gjysmë ore përpara se t’i përdorni.

 

Përbërësit

 

1 filxhan çaji mjedra
1 mollë
1 banane
1/2 limon
1 lugë gjelle fara liri, të shtypura

Përgatitja

Përziejmë të gjithë përbërësit. I pimë të freskëta. Nëse përdorni mollë organike, mos i qëroni.

Përbërësit

2 kivi
1 banane
1/2 mollë
1 portokall
1 lugë gjelle fara liri, të thërmuara
1 lugë gjelle lajthi, të shtypura

Përgatitja

Përziejmë përbërësit së bashku derisa të krijohet smoothie./GS

Asnjë koment

Comments are closed.