E trishtë: Nesër varroset i riu që humbi jetën pas aksidentit në Janiqisht të Malishevës
30-vjeçari Jetmir Sopaj, i cili humbi jetën pas një aksidenti të rëndë në fshatin Janqisht të Malishevës, do të varroset nesër.
Aksidenti kishte ndodhur pasditen e së hënës, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se 30-vjeçari, pas lëndimeve të marra, ishte dërguar për trajtim në QKUK, ku ndërroi jetë pas mesnatës.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

