Tronditet Velipoja! Vriten 4 persona
Tronditet Velipoja. Katër persona janë vrarë mbrëmjen e sotme me armë zjarri. Gazetari i ABC, Simon Shkreli raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një lokali në qendër të Velipojës.
Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes mësohet se njëri nga viktimat është Kujtim Ferracaku, babai i Arjan Ferracakut i vrarë në Shkodër pak vite më parë.
Ferracaku mësohet se pasditen e sotme ishte konfliktuar fillimisht fizilisht me anëtarë të familjes Gocaj më pas situata ka agravuar në përdorimin e armëve.
ABC mëson se shkak i sherrit që nisi me sharje e kërcënime dhe përfundoi me 4 viktima te lokal “Fantazia” ka qënë konflikti për shezlongët.