21-02-2025

Trump e quan diktator Zelenskyn: Më mirë të ecë shpejt ose nuk do të ketë një vend

Donald Trump e ka quajtur Volodymyr Zelenskyyn një “diktator” në një postim të ashpër në rrjetin e tij social “X”.

Presidenti amerikan tha se homologu i tij ukrainas kishte bërë një “punë të tmerrshme” dhe se “duhet të lëvizë shpejt ose nuk do t’i mbetet më një vend”.

“E dua Ukrainën, por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe miliona njerëz kanë vdekur kot, dhe kështu vazhdon. Një diktator pa zgjedhje Zelensky më mirë të ecë shpejt ose nuk do të ketë një vend”, shkroi ai.

Ai tha se Zelensky, të cilin e cilësoi si një “komedian mesatarisht të suksesshëm”, e kishte bindur Amerikën të shpenzonte 350 miliardë dollarë për të “hyrë në një luftë që nuk mund të fitohej”./GS

Asnjë koment

Comments are closed.