19-01-2025

Trupat turke i zëvendësojnë njësitë italiane

KFOR-i ka njoftuar se trupat turke nga rezervat e KFOR-it e kanë përfunduar dislokimin e tyre në misionin e udhëhequr nga NATO.

“Rreth 350 trupa, nga brigada e 65-të e mekanizuar e këmbësorisë turke, do të kryejnë një sërë aktivitetesh, së bashku me trupat e KFOR-it dhe do të gatshëm në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm në situatën e sigurisë”, thuhet në komunikatë.

Asnjë koment

Comments are closed.