25-01-2021

Trusti publikon të dhënat: Sa para do të marrin të gjitha ata që aplikuan

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka publikuar statistikat e fundit rreth aplikimi për tërheqjen e 10 përqind të kursimeve në dy ditët e para të aplikimit.

Në faqen e tyre zyrtare në Facebook janë publikuar të dhënat sipas të cilave janë kategorizuar aplikuesit në bazë të shumës që do të tërheqin nga kursimet e tyre në Trust.

Sipas FKPK-së, 5 mijë e 779 persona do të marrin nga kursimet deri në 10 euro. 33 mijë e 361 aplikues do të marrin nga 11 deri në 50 euro nga Trusti. 32 mijë e 614 persona do të tërheqin nga 51 deri në 100 euro. 44 mijë e 315 persona do të marrin nga 101 deri në 200 euro. 63 mijë e 964 persona do të marrin nga 201 deri në 500 euro. 51 mijë e 760 persona do të marrin nga 501 deri në 1 mijë euro. 29 mijë e 10 persona do të marrin nga 1 mijë e 1 deri në 2 mijë euro. 6 mijë e 925 persona do të marrin nga 2 mijë e 1 deri në 4 mijë euro. Ndërsa 1 mijë e 318 persona do të marrin mbi 4 mijë euro nga kursimet e tyre në Trust./Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.