Tuneli i Kalimashit i kalueshëm dhe i sigurt, Ilir Meta falënderon Kosovën
Tuneli i Kalimashit është plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.
Kështu ka njoftuar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta teksa ka falënderuar për angazhimin në shuarjen e zjarreve Zjarrfikësit e Kukësit dhe Kosovës, shkruan Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.
Falenderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës. 👏🇦🇱❤️🇽🇰
Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë.