24-11-2024

Turistët nga Arabia Saudite kënaqen në Prizren për Bajram

Përveç shumë mërgimtarëve, për Kurban Bajram në Prizren kanë ardhë edhe turistë nga Arabia Saudite.

Disa kanë udhëtuar thjesht për vizitë, teksa po u pëlqen atmosfera e Bajramit, por edhe klima jo shumë e nxehtë. Ndërsa youtuberi Abdullah Alsaid për t’i xhiruar vendet më të mira të qytetit. Ky madje edhe i ka veshur rrobat kombëtare.

Më shumë se turistët, Bajramin e shijojnë më shumë mërgimtarët kosovarë. Këta ia kanë qëlluar të vijnë në vendlindje në këtë kohë, pasi në kurbet festa nuk shijon njësoj.

Prizrenasit qëndrojnë me familjet e tyre gjatë paradites, ndërsa gjallëria në qytet fillon në orët e pasdites.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.