16-04-2024

Turku tentoi ilegalisht ta fuste siriani në Kosovë, duke e fshehur në kamion

Policia e Kosovës ka raportuar se ditën e djeshme, në orën 16:39 minuta gjatë kontrollimit të një kamioni të cilin e voziste një shtetas turk, kishin hasur edhe në një tjetër qytetarë, përkatësisht në një shtetas sirian.

Tutje siç njofton policia me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Preoc të Graqanicës.

Asnjë koment

Comments are closed.