Turqit në Prizren të lumtur për fitoren e Erdoganit, presin që investimet në Kosovës të rriten
Fitorja e presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan, edhe për një mandat 5 -vjeçar në krye të shtetit, është festuar në Prizren.
Në qytetin ku ka numër të madh të komunitetit turk, e diela ka qenë festë deri në orët e vona të natës, raporton KTV. Por, e hëna ishte krejt ndryshe në atë që njihet si kryeqyteti historik i Kosovës.
Shumë prizrenas janë shprehur të lumtur për fitoren e Erdoganit, duke e quajtur mikun më të madh të Kosovës. E, ka të tjerë që e quajnë të tepërt festën.
Festë e madhe ishte edhe për partinë turke KDTP në këtë qytet.
Ertan Simitqi nga kjo parti thotë se kontributi i Turqisë dhe vetë Erdoganit në Kosovë është i jashtëzakonshëm.
Simitqi, që është drejtor i financave në Prizren, thotë se rasti i fundit me depërtimin e shtetasve turq nga Kosova nuk i ka prishur raportet mes shteteve.
Por, ndryshe mendojnë qytetarët. Në Kosovë, ka rreth 2 mijë qytetarë turq me të drejtë vote.
Në masë të madhe votën e tyre e dhanë për partinë e Erdoganit.
Ndërsa, qytetarët turq që jetojnë në Shqipëri më shumë e kanë votuar rivalin e Erdoganit, Muharrem Inxhe.