23-11-2024

U infektua me Covid-19: Ndërron jetë Koço Devole

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, aktori i humorit, Koço Devole.

I prekur nga koronavirusi, artisti gjendej prej disa ditësh i shtruar në spital. Më 31 tetor ai mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish për t’u futur në intubim. Ajo çka e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte fakti se Devole vuante nga leucemia.Djali i tij pak ditë më parë në një lidhje direkte me emisionin e Top Channel, “Ftesë në 5” tregoi se gjendja e të atit ishte rënduar, megjithëse rezultoi negativ nga Covid-19.
Lexo edhe:

“Ishte e pamundur të rrinte jashtë spitali. Gjendja u përkeqësua, ai kishte insistuar aq shumë dhe doktoresha tha që doja t’i plotësoja dëshirën edhe pse nuk ishte për të dalë jashtë. Mendoj se ishte rënduar psikologjikisht”.

Koço Devole në spitalin Infektiv, së bashku me mjekun Pëllumb Pipero që e asistoi në kurimin ndaj Covid-19

“Me të flasim çdo ditë, disa herë në ditë. Megjithatë ia plotësuam këtë dëshirë që të dilte për pak kohë, se u përkeqësua. Ishte i pafuqishëm, nuk merrte dot frymë. Donte vazhdimisht oksigjen. Me zor merrte frymë. Nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi”.

Fatkeqësisht, pas disa ditëve në intubim, Koço Devole ndërroi jetë.

Koço Devole (lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945), është skenarist, humorist dhe karikaturist shqiptar. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Në vitin 1946 familja e Koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. Koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.

Ne nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshem ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj. Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës. Ne vitin 1978 Devole nis punën në Telivizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997, Devole detyrohet të emigrojë me familjen në ShBA.

Në vitin 2004 – 2005 punon si regjisor dhe skenarist ne emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli” Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe regjisor në telekomeditë:

Çanta e zezë 1986
Gjuetia e fundit 1992
Të gjallë apo të vdekur 1996 – [1]
Çanta me një milion 1993
Oreksi i madh 1994 [2]
Një ditë i çmendur 1995
Revolja e heroit 1996
Pushime në Romë 1996
Mos shko o trim 1997
Tre shokë pa shërbyesen 2001 [3]
Karafili dhe Kleopatra 2001 [4]
Milioneri 2005
Na ishte njëherë Shqipëria 2009
Në vitin 1997 së bashku me Agron Llaken ne “Telebingo Shqiptare” humori i tij pati një shkëlqim të vërtetë.

Koço Devole është autor dhe regjisor i shumë spektakleve skenike me trupën e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit etj.

Në vitin 2013 interpreton në serialin komik “O Sa Mirë ” ne rolin e profesorit të historisë Akil Boga.

Që prej vitit 2009 punonte në TopChannel, në emisionin “Fiks Fare”, ku krijimtaria dhe interpretimi i tij spikat ne rubrikat “Wikifiks” “Koço në parlamentin evropian”” Koço Kiçi ne Euronews” ” Koço Kiçi Show” duke përfunduar me rubrikën “Monitorime” aq e pelqyer per teleshikuesin shqiptar. Po ashtu, në vitin 2013 filloi të punojë si aktor në serialin shqiptar “O Sa Mirë”. Së fundmi, pas kurimit me sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Koço Devole iu rikthye ekranit të Top Channel me rubrikat e tij në emisionin “Fiks Fare”. Kjo është rubrika e fundit monitorime që ai realizoi para se të shtrohej në spital i sëmurë nga Covid-19.

Koco Devole do t’i mungojë shumë skenës dhe ekranit, por ndërkohë ka lënë pas nje numër të madh rolesh të paharueshme me humorin e tij inteligjent. Lamtumirë Koço! Top Channel/

Asnjë koment

Comments are closed.