U la jashtë listës së kryesisë së LDK-së, reagon Driton Selmanaj
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka bërë një reagim pasi që u la jashtë listës së kryesisë së re të këtij subjekti politik.
Selmanaj me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka qenë i shkurtër në reagim.
“LDK”, ka shkruar ai, duke vendosur dy gishtërinjtë lart, si simbolikë e LDK’së./INS

Jashtë strukturës udhëheqëse kanë mbetur disa nga figurat më të zëshme dhe me ndikim në LDK.
Nga lista e Kryesisë së re vërehet mungesa e emrave që për vite me radhë kanë qenë pjesë e saj. Ndër emrat që nuk do të jenë pjesë e kësaj përbërjeje janë: Arben Gashi, Driton Selmanaj, Imri Ahmeti, Vlora Dumoshi, Rrezarta Krasniqi dhe Xhafer Tahiri.
Në anën tjetër, Abdixhiku ka vendosur të afrojë figura të reja, Kryesisë i janë shtuar: Ukë Rugova (Djali i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova), Sokol Havolli, Ermal Sadiku, Arbër Ismajli, Arjeta Salihu Abazi dhe Shefqet Shehu. /Insajderi.org/
Nga Rubrika
Lajme
15 April 2026
Lajme
15 April 2026
Hulumtime/Analiza
15 April 2026
Hulumtime/Analiza
08 April 2026
Hulumtime/Analiza
07 April 2026
Hulumtime/Analiza
06 April 2026



















