U varros veterani i UÇK-së, Sefedin Zogaj
Sot, iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Sefedin Zogajt. Ai ishte luftëtar i lirisë nga Bellanica e Malishevës, që në pranverën e vitit 1998 u kyç në radhët e UÇK-së në formacionin ” Lumi” e më pas në Brigadēn “Ismet Jashari – Kumanova”.
Sefa u dallua për transhet (istikamet) e punuara në Bllacë prej nga e mori edhe nofkën nga shokët “Bunkeri”, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Pas luftës ai vazhdoi me kryerjen e detyrave në TMK në Batalionin e logjistikë, ku u dallua sidomos pas luftës në rivarrimin e dëshmorëve dhe martirëve të luftës.
I fundit nga veterani Sefedin Zogaj u nda komandanti nënkolonel, Zenel Zekolli. /GazetaePrizrenit.net