12-10-2024

U19: Shqipëria e fiton edhe miqësoren e dytë kundër Kosovës

Shqipëria U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj bashkombasve të Kosovës, në ndeshjen e dytë miqësore që u zhvillua ditën e sotme në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kuqezinjtë e trajnerit Dede kanë dominuar plotësisht në pjesën e parë, duke zhvilluar një lojë të bukur, e orientuar e gjitha në sulm.

Ka qënë sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi ai që ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 23-të falë një penalltie. Loja sulmuese ka dhënë rezultat, dhe në minutën e 40-të, sulmuesi i Chelsea, Armando Broja, ka dyfishuar rezultatin dhe ka dërguar skuadrën në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0.

Pjesa e dytë ka konfirmuar dominimin e Shqipërisë, që ashtu si edhe në pjesën e parë ishin superior ndaj bashkombasve të Kosovës duke shënuar edhe 2 gola të tjerë.

Në minutën e 48-të, Kosova ngushton diferencat me Bytyqin, por kuqezinjtë përgjigjen menjëherë me Muçin në minutën e 56-të dhe Brojan në minutën e 65-të, gol që vulos dhe rezultatin i cili nuk do të ndryshoj deri në fund.

Më datë 3 Qershor, vetëm dy ditë më parë, në Drenas u luajtur miqësorja e parë që u fitua nga kuqezinjtë me rezultatin 3-1, falë një dopiete të Muçit dhe golit të Brojas./Lajmi.net/

Asnjë koment

Comments are closed.