20-04-2024

Uashington: “Nuk do të ketë as harta e as thika mbi tavolinën ku do të diskutojnë palët”

Gazetarët Berat Buzhala e Leonard Kërquki në një lidhje direkte për emisionin Frontal të T7, kanë folur rreth temave që pritet të diskutohen në takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, raporton Express.

Sipas tij, në tavolinën ku do të diskutojnë palët nuk do të ketë “as harta e as pika”.

“Qytetarët të jenë të qetë se nuk do të ketë as harta e as pika mbi tavolinën ku do të diskutojnë palët. Nëse do të ketë marrëveshje do të jetë e planit ekonomik, pak a shumë si marrëveshja për linjën hekurudhore dhe është marrëveshje që i duhet administratës Trump dhe që administrata Trump do ta shfrytëzojë për fushatë”, ka deklaruar ai.

Buzhala nuk beson se marrëveshjet që do të arrihen në Washington do të prekin Kushtetutën e Kosovës.

“Do të jenë marrëveshje praktike që të investohet në hekurudha. Nuk besoj që do të ketë segmente të marrëveshjes që do të prekin Kushtetutën e Koosovës”, ka thënë Buzhala.

Lidhur me kritikat për numrin e madh të anëtarëve të delegacionit, Buzhala ka thënë se më shumë ka gazetarë sesa anëtarë të delegacionit.

“Më shumë ka gazetarë. Ekipet e gazetarëve kemi ardh me shpenzime tona dhe nuk i ka pagu qeveria. Kryeministri Avdullah Hoti ka udhëtu me economy class dhe që biletat për person kanë kushtuar diku 300-400 euro”, ka deklaruar ai./Express

Asnjë koment

Comments are closed.