19-04-2024

Udhëheqi operacionin në veri: Shefi i Nësisë Speciale ishte lënduar rëndë në protestën e organizuar nga VV

Shefi i Njësisë Speciale Operative, Besart Ahmeti, i cili ishte udhëheqës i operacionit në veri, për të garantuar siguri për qytetarët në atë pjesë të vendit, pasi qeveria kishte marrë vendim për vendosjen e reciprocitetin për targa me Serbinë. I njëjti në vitin 2015 në protestat e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje ishte sulmuar duke u lënduar rëndë në kokë dhe njërin sy, shkruan Gazeta Metro.

Në vitin 2015 në protesta e dhunshme të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje të 27 janarit 2015, Shefi i Njësisë Speciale Operative, Besart Ahmeti, ishte lënduar rëndë në kokë dhe njërin sy, të cilit i ishte dashur të udhëtonte në Turqi për mjekim.

Lajmin e kishte konfirmuar, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. Ai kishte pohuar se Ahmeti ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe në njërin sy, andaj, mjekët në QKUK e kanë rekomanduar për mjekim në shtetet e jashtme.

Por i njëjti, Besart Ahmeti ka udhëhequr operacionin në veri të vendit, pas vendimit të Qeverisë Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme që ky njësit të dërgohet në veri pas vendosjes së reciprocitetit për targat serbe.

Gjithashtu Ahmeti, të martën ka pasur një bisedë me nënkryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Nemanja Jakshiq, lidhur me provokimet që kanë ardhur nga ana e protestuesve serbë në Bërnjak.

Në këtë bisedë Ahmeti dëgjohet duke thënë se Policia e Kosovës nuk do ta pengojë askënd që të lëvizë, mirëpo as nuk do të tolerojnë provokimet nga ana e protestuesve.

Ahmeti thekson ndër të tjera se policët e Kosovës janë profesionistë dhe si të tillë reagojnë pa asnjë tendencë ndaj askujt.

Duhet thënë se dhjetëra policë ishin lënduar pas eskalimit të protestës, si rezultat i përdorimit të dhunës dhe hedhjes me gurë në drejtim të policisë nga ana e protestuesve, proteste kjo e organizuar nga Vetëvendosje, gjatë kohës kur kjo parti ishte në opozitë

Ndryshe, Shefi i Njësisë Speciale Operative, Besart Ahmeti, në ceremoninë përmbyllëse për vitin 2015 nga Policia e Kosovës u dallua me mirënjohje me të veçantë. Atij iu dha mirënjohja me titullin ‘Mburoja e Policisë’./gazetametro.net

Asnjë koment

Comments are closed.