Udhëzimet që duhet t’u përmbahen udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka publikuar udhëzimet dhe masat të cilave duhet t’u përmbahen personat të cilat do të udhëtojnë përmes këtij aeroporti.
Në mesin e këtyre masave është edhe respektimi i distancës 1.5 metër, si dhe mbajtjen e maskës gjatë gjithë kohës.
Këto janë të gjitha udhëzimet e publikuara nga Aeroporti i Prishtinës:
- Për shkak të distancës sociale, ju lutemi të paraqiteni në aeroport 3 orë para fluturimit.
- Vetëm udhëtarët lejohen të hynë në ndërtesën e terminalit. Ata që shoqërojnë udhëtarët në nisje dhe në pritje të tyre, nuk lejohet të hynë në hapësirat e terminalit.
- Udhëtarët që kanë nevojë për shoqërues (të moshuar, lëvizje të kufizuar etj) mund të shoqërohen vetëm nga një i afërm deri te sporteli për pranimin e udhëtarëve dhe bagazhit.]
- Ju lusiml, vendoseni masën gjatë gjithë kohës!
- Ju lusim, mbani distancën 1.5 metër me njëri-tjetrin!
- Nëse keni ethe dhe temperaturë, si dhe nuk ndjeheni mirë, ju lusim, të kërkoni ndihmë nga personeli i aeroportit!
- Ju lusim. ndiqeni udhëzimin e personelit të aeroportit!