23-11-2024

UEFA dënon Turqinë, pas gjestit ushtarak në festën e fitores ndaj Shqipërisë

UEFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Turqisë dhe ka paralajmëruar më shumë se 20 lojtarë për gjestin e përshëndetjes ushtarake në ndeshjen e tetorit, kundër Shqipërisë, si akt për solidaritet me ofensivën turke në Siri.

Gjestet ishin “të papërshtatshme duke pasur parasysh kontekstin specifik politik në atë kohë,” – tha UEFA këtë të Premte, në njoftimin e vendimeve të komitetit disiplinor.

Lojtarët e ekipit kombëtar iu drejtuan tifozëve me një përshëndetje të tillë, pas golit të fitores kundër ekipit tonë kombëtar, në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Shqipërisë.

Lojtarët nga İstanbul Başakşehir, duke përfshirë edhe sulmuesin e Brazilit Robinho, bënë gjithashtu përshëndetje në një ndeshje të Europa League.

UEFA tha që lojtarët i përdorën ndeshjet për “manifestime të një natyre jo sportive”, në kundërshtim të rregullave që ndalojnë shprehje politike në stadiume.

Mes lojtarëve të ekipit kombëtar turk, që u kritikuan dhe morën paralajmërim nga UEFA ishin Hakan Çalhanoğlu i AC Milan, Merih Demiral i Juventus dhe Cenk Tosun i Everton.

UEFA urdhëroi federatën turke të paguajë një gjobë prej 50,000 eurosh (50.800 dollarë), e cila gjithashtu lidhej edhe me trazirat e tifozëve në Paris, nw ndeshjen e radhës ndaj Francës.

Në Europa League në Tetor, lojtarët e İstanbul Başakşehir bënë përshëndetje të ngjashme gjatë një ndeshje kundër skuadrës austriake Wolfsberger. U dënuan gjashtë lojtarë, përfshirë Robinho dhe Edin Visca, i cili është boshnjak.

Turqia pret këtë vit finalen e Ligës së Kampionëve, në Stamboll./NOA.al

Asnjë koment

Comments are closed.