23-11-2024

UEFA: “Do të ndryshojë rregulli i golit në fushën kundërshtare”

UEFA është e hapur për të ndryshuar në lidhje me rregullin e golave ​​larg fushe, në garat europiane.

Pas takimit tradicional me trajnerët, sekretari i përgjithshëm i qeverisë europiane të futbollit, Giorgio Marchetti, njoftoi një pikë kthese të pashmangshme.

“Trajnerët mendojnë se rregulli duhet të rishikohet dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë. Sidoqoftë, ky rregull i golave në fushën kundërshtare është më pak i komplikuar në krahasim me të kaluarën”, deklaroi ai.

Në takim ishin të pranishëm, përveç Mourinho, Tuchel dhe Lopetegui, edhe italianët Massimiliano Allegri me Carlo Ancelottin.

Mendimi i zakonshëm është se rregulli i golit në udhëtim është kundërproduktiv, sepse i fton ekipet larg shtëpisë për të sulmuar dhe ata që janë në shtëpi për të mbrojtur veten.

Dhënia më tepër rëndësi e golave në udhëtim ​​u fut në Ligën e Kampionëve duke filluar nga viti 1965, si një alternativë ndaj përsëritjes së ndeshjes, ose barazimit.

Gjatë viteve ka pasur shumë sfida të rëndësishme të vendosura në sajë të peshës ekstra të golave ​​të shënuar larg nga shtëpia.

E fundit në aspektin e kohës është Barcelona-Roma, me verdhekuqtë fitimtarë pas rezltatit 3-0 në “Olimpico”, edhe pse ishin mundur 4-1 në “Camp Nou”.

Një tjetër propozim i nisur nga trajnerët është mbyllja e merkatos së verës në të njëjtën ditë për të gjitha kampionatet europiane./insporti.com

Asnjë koment

Comments are closed.