12-07-2024

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit shkaku i “mesazhit provokues”

UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për ndeshjen e së shtunës ndaj Italisë.

Organi drejtues i futbollit evropian tha në një deklaratë se procedurat kishin nisur për shkak të ndezjes së fishekzjarreve nga tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes së Grupit B, si dhe për “transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv

UEFA nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me mesazhin që pretendohet se është transmetuar.

Vendimi i UEFA-s do të bëhet zyrtar në ditët në vijim.

Asnjë koment

Comments are closed.