24-11-2024

UEFA i premton mbështetje Shqipërisë pas tërmetit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e ka përdorur pjesëmarrjen në ceremoninë e hedhjes së shortit të Euro2020, për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti, bën të ditur FSHF.

“Duka, ka biseduar nga afër me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian. Kjo temë është diskutuar edhe me këshilltarin e lart të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo”, thuhet në njoftimin e FSHF-së, transmeton Koha.net.

Duka ka takuar disa nga homologët e tij, presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u ka kërkuar mbështetjen e tyre. Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.