03-05-2024

Tre të arrestuar për narkotikë në pikëkalimin kufitar të Vërmicës

Tre të dyshuar meshkuj K/shqiptarë janë arrestuar për posedim narkotikësh në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, raporton Gazeta e Prizren.

“Gjatë kontrollit në automjetin e tyre është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike  e llojit marihuanë 0.61 gram dhe dafalgan (pluhur i bardhë) në peshë 9.32 gram”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Mbështetur në raportet policore, herë pas herë raportohet se në pikëkalimin e Vërmicës, arrestohet të dyshuar për shkak të kapjes me substanca narkotike.

Si është njoftuar, në të shumtën të dyshuarit kanë qenë shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.