24-11-2024

Ujësjellësi “Hidroregjioni Jugor” del me njoftim rreth ujit të pijes në Dragash

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” njoftoi konsumatorët e Dragashit se uji është i pijshëm.

“Ju informojmë se uji është përsëri i pijshëm. Pas një pune intensive nga ekipet tona dhe përpjekjeve të palodhshme deri në orët e mëngjesit, cilësia e ujit është rikthyer në normalitet dhe është i sigurt për konsumim”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Shkaku  I vërshimeve në lokalitetet e ndryshme, ditë më parë në Dragash kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke ndikuar edhe në cilësinë e ujit të pijes.

Asnjë koment

Comments are closed.