25-04-2025

Ujësjellësi i Prizrenit nis aksionin r shkyçjes së konsumatorëve për borxhe mbi 100 euro

Fillon aksioni i shkyçjes së konsumatorëve për borxhe mbi 100 euro – KRU “Hidroregjioni Jugor” paralajmëron masa ndaj keqpaguesve. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A në Prizren ka nisur një aksion të gjerë për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë kryer pagesat mujore për shërbimet e ujësjellësit, duke vendosur në shënjestër ata që kanë borxhe të pashlyera mbi 100 euro.

Sipas njoftimit zyrtar, përveç shkyçjes nga rrjeti, kompania ka paralajmëruar se rastet do të procedohen edhe te Përmbaruesi Privat. Fotografi të publikuara tregojnë shembuj konkretë të ndërprerjes së shërbimit për konsumatorët që nuk kanë respektuar detyrimet financiare.
Të nderuar konsumatorë,


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “HIDROREGJIONI JUGOR” SH.A – Prizren ju kujton rëndësinë e pagesës së rregullt mujore për shërbimet e ujësjellësit.
🔹 Pagesat tuaja ndihmojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve dhe realizimin e investimeve për një furnizim më të qëndrueshëm me ujë.


📌 Për konsumatorët me borxhe të papaguara, mbi 100€, në ditët në vijim do të ndërmerren këto masa:
✅ Dërgimi i rasteve tek Përmbaruesi Privat
✅ Shkyçja nga rrjeti për ata që nuk i kryejnë pagesat

👉 Për të shmangur këto masa, ju inkurajojmë që:
✔ Të riprogramoni borxhin

Asnjë koment

Comments are closed.