21-01-2022

Ujësjellësi në Prizren thotë nuk ka vend për panik, mund ta përdoret uji normalisht

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni jugor“ SH.A Prizren, përmes një komunikate njofton me qëllim të sqarimit të një pjese të konsumatorëve, lidhur me dyshimet e tyre për dukjen e ,,bardhë’’ të ujit , e cila krijon përshtypje për prezencë të shtuar të ,,KLORIT’’ perceptimi i tillë nuk është i vërtetë dhe sasia e klorit e përcjellur në baza ditore nga ana e laboratorit të ,,Hidroregjionit Jugor’’ sillet në suaza të parametrave të standardeve të lejuar për konsumatorë.

Njoftojmë të gjithë konsumatorët në pjesët ku ne operojmë se dukuria e tillë është si pasojë e ajrit të kompresuar në rrjet dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së ujit në gypa, prandaj krijohet një fenomen i tillë, thuhet në komunikatën dërguar medieve nga KRU “ Hidroregjioni jugor”.

Asnjë koment

Comments are closed.