24-11-2024

Ujësjellësi sqaron se çrregullimi me ujë është shkaku i energjisë elektrike

Kompania për ujësjellës dhe kanalizim “Hidroregjioni Jugor sh.a.” në  Prizren ka njoftuar se për shkak të prishjeve në sistemin shpërndarës elektroenergjetik të KEDS-it, ka mungesë të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të komunës së Prizrenit dhe pas rikthimit të furnizimit me energji elektrike, do të vazhdojë furnizimi i rregullt me ujë.

KRU Hidroregjioni Jugor sh.a. Prizren

Njoftim për konsumatorë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor“ Sh.A.-Prizren, njofton konsumatorët që furnizohen me ujë nga Stacioni i pompave në „Sozi“ Nashec:
• Kobaj
• Atmaxhë
• Tupec
• Nashec
• Grazhdanik
• Planejë
• Mile
• Mazrek
• Gjonaj dhe
• Një pjesë e qytetit të rrugës së Nashecit

se për shkak të prishjeve në sistemin distributiv elektroenergjetik të KEDS-it, janë duke u përballur me mungesë të furnizimit me ujë nga data 20.11.2018 prej orës 17:00.

Pas rikthimit të furnizimit me energji elektrike, do të vazhdojë furnizimi i rregullt me ujë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.